Një grua në Prishtinë raporton se një taksist e sulmoi seksualisht

Një grua ka raportuar në Polici se është sulmuar seksualisht mbrëmjen e së hënës

Foto ilustrim

Mbrëmjen e së dielës në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, një grua ka raportuar në Polici se ka qenë viktimë e një sulmi seksual derisa ishte në një mjet taksi.

Sipas njoftimit të Policisë, një mashkull kosovar, i dyshuar për sulm seksual dhe identifikuar si ngasësi i taksi-t, ka përdorur fjalë të ndryshme dhe ka prekur viktimën në pjesën e trupit, veçanërisht në këmbë.

Pas raportimit të rastit, i dyshuari është arrestuar dhe pas një interviste të kryer nga Prokuroria, është vendosur në mbajtje.

“Rr. Bill Klinton –Prishtinë  13.11.2023-19:30.  Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në veturën TAXI, i dyshuari mashkull kosovar – ngasësi, e ka ngacmuar me fjalë të ndryshme, ka filluar ta prekë në pjesën e trupit (këmbë). I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa, rasti sipas raportit 24-orësh të Policisë është iniciuar “Sulm seksual”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika