Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është ankuar se më 12 shtator është ngacmuar seksualisht nga dy persona në Mitrovicë të Veriut. Rastin e ka raportuar më 3 dhjetor, derisa tha se personat e kishin ngacmuar nga një veturë.
Ngjarja nga Policia e Kosovës po hetohet si “ngacmim seksual”.
“Mitrovicë Veri 12.09.2024-16:05. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se muaj më parë ishte ngacmuar nga dy persona të panjohur nga një veturë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.