Një grua, banore e Entit Special, ka vdekur të mërkurën paradite.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ajo është sjellë në QKMF të Shtimes në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë pak kohë më vonë.
“Nga QKMF Shtime është njoftuar se nga enti-special është sjell në gjendje të rëndë viktima femër kosovare, e cila pas një kohe të shkurt ka ndërruar jetë. Viktima ishte banore e entit. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë lirohet për ceremoni mortore”, thuhet në njoftim.