Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua është raportuar e zhdukur në Prizren.
Sipas autoriteteve, rasti është paraqitur në polici të dielën nga një grua tjetër, e cila ka denoncuar zhdukjen.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, theksohet se ankuesja ka informuar policinë se viktima, një grua kosovare, është larguar nga shtëpia dhe vendndodhja e saj mbetet e panjohur.
“Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.