Një grua raporton në polici se u dhunua nga dy persona në Suharekë

Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe është dhunuar nga dy persona në Suharekë.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë.

Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar tre burra.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.

Rasti është iniciuar si “Dhunim”.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe dhunuar nga dy persona të panjohur. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika