Një grua raporton se është dhunuar prej 3 vjetësh radhazi

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në Prishtinë. Në lidhje me këtë rast nuk ka akoma të arrestuar, ndërkaq rasti po vazhdon të hetohet

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se që nga viti 2018 deri në vitin 2021, një person e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur në Prishtinë, i cili, është cilësuar si “dhunim dhe shtrëngim”.

“Prishtinë 2018-2021. Viktima femër kosovare ka raportuar se në periudhën e cekur, i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale”, thuhet në raport.

Krahas kësaj, nuk raportohet për të arrestuar gjersa bëhet e ditur se rasti është në hetime.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika