Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua në Shtime ka raportuar se në janar të këtij viti është dhunuar.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se ajo ka thënë se i dyshuari ishte i panjohur për të.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa rasti vazhdon të jetë në procedurë hetimore.
“Shtime Janar 2023, NN. Viktima femër kosovare ka raportuar se para tre muajsh ishte dhunuar nga një i dyshuar i panjohur për të. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh.