Një grua sulmon fizikisht ish-burrin dhe të dashurën e tij të re

Një person ka njoftuar policinë se ai dhe e dashura e tij, ishin sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja dhe vajza e tij

Të premten e 29 marsit në Mitrovicë një person ka njoftuar policinë se ai dhe e dashura e tij, ishin sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja dhe vajza e tij.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë.

“Rr. Çlirimi, Mitrovicë Veri 29.03.2024 – 16:50. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se ai dhe e dashura e tij, janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarat femra kosovare (ish-bashkëshortja e tij dhe vajza e tij)”, thuhet në raportin e policisë.

Të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Gjatë verifikimit ka rezultuar se ankuesi ka urdhëresë aktive nga gjykata dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika