Një i arrestuar në Viti, dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua në vitin 2023

Një person është arrestuar në Viti, nën dyshimin për ngacmim dhe sulm seksual ndaj një gruaje një vit më parë. Siç thuhet nga ana e policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit

Foto ilustruese

Një person është arrestuar të hënën në Viti, nën dyshimin se e ka ngacmuar dhe sulmuar seksualisht një grua.

Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur se rasti nga viktima është raportuar se ka ndodhur vitin e kaluar, ndërsa muaji apo dita nuk është bërë e ditur.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Viti 2023 – NN. Me 22.07.2024 viktima femër kosovare, ka raportuar se para një viti, i dyshuari mashkull kosovar, e kishte ngacmuar-sulmuar seksualisht viktimën. I dyshuari është arrestuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika