Një i lënduar e dy të arrestuar nga të shtënat me armë zjarri në Ferizaj

Të shtëna armësh janë dëgjuar sot në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, shkruan GazetaDemos.

Si pasojë një person është lënduar pas përleshjeve fizike dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Ndërkaq, dy persona të tjerë janë arrestuar nga policia.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

”Ju njoftojmë se sot, më 17.02.2025, rreth orës 15:11, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, kemi pranuar një informatë se ka të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje. Dy persona janë shoqëruar drejt stacionit policor, ndërsa një person është transportuar me autoambulancë në Qendrën Emergjente në Ferizaj ku dyshohet se lëndime trupore ka pësuar gjatë përleshjes fizike. Nga vendi i ngjarjes është sekuestruar një armë e zjarrit”, tha Veseli.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika