Një i lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë- Podujevë

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur të enjten në rrugën Prishtinë- Podujevë

Ilustrim

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të enjten e 12 janarit në rrugën Prishtinë- Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë.

Lajmin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Siç ka njoftuar Ahmeti, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30, në të cilin të përfshirë kanë qenë një automjet transportues dhe një veturë.

“Sot rreth orës 14:30 ne rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti  transportues dhe një veture. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika