Një i mitur është arrestuar në Lipjan pasi ka sulmuar me thikë dy të mitur të tjerë pas një mosmarrëveshjeje.
Pas incidentit, të dy viktimat dhe i dyshuari janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) në Prishtinë për tretman mjekësor.
I dyshuari, pas trajtimit mjekësor, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“VRASJE NË TENTATIVË – Rr. ‘Avdi Kelmendi’, Lipjan 08.02.2024, NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar me një armë te ftohtë (thikë) dy viktimat meshkuj kosovarë të mitur. Viktimat dhe i dyshuari janë dërguar në QKUK, Prishtinë, për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas trajtimit mjekësor me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.