Një person është lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë.
Kështu ka njoftuar për portalin Dukagjini, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se personi i lënduar ndodhet në tretman mjekësor.
Rasti thuhet se ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore lidhur me rastin.
“Sot rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri ( një AK -47 dhe një armë të shkurtër). Personi i lënduar ndodhet në tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, ka thënë Ahmeti.