Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, të shtunën në Suharekë.
Në raportin e policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy pistoleta e 16 gëzhoja.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë arrestuar.
“Raportohet për të shtëna me armë zjarrin nga dy të dyshuar meshkuj kosovar (familjar në mes veti), ku njëri është plagosur dhe ka pranuar tretman mjekësor. Dy pistoleta dhe 16 gëzhoja janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.