Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të enjten ka informuar se nga 3 mijë e 209 testime, 1 mijë e 155 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.
Ndërsa të enjten janë shëruar 1 mijë e 850 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 234 mijë e 874.
Ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 9 mijë e 592.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 63 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Që nga fillimi i vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë një milion e 834 mijë e 528 doza të vaksinës.
Deri më sot, 824 mijë e 227 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërsa, doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë 104 mijë e 687.