Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave të IKSHPK-së ka njoftuar se të shtunën e 30 korrikut nga 3 mijë e 423 testime, 1 mijë e 332 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit një person ka humbur betejën me COVID-19.
Numri i të shëruarve është 1 mijë e 605, numri i rasteve aktive është 10 mijë e 410.
Me dozen e parë të vaksinës janë vaksinuar 903 mijë e 910 qytetarë, me dozen e dytë të vaksinës janë vaksinuar 824 mijë e 184 qytetarë, me dozen e tretë janë vaksinuar 104 mijë e 603 qytetarë, ndërsa ne dozen e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 352 qytetarë.
Njëherësh, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen ngase ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19, dhe vaksinimi sipas MSH-së, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.