Një i vdekur dhe 1 mijë e 390 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit, një qytetar ka humbur betejën me COVID-19 dhe 1 mijë e 390 të tjerë kanë rezultuar pozitiv

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave të IKSHPK-së ka informuar se të premten e 22 korrikut nga 3 mijë e 716 testime të qytetarëve, 1 mijë e 390 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Kosovë.

Brenda 24 orëve të fundit një qytetar ka humbur betejën me COVID-19.

Numri i të shëruarve është 871, numri i rasteve aktive është 9 mijë e 230 dhe 218 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19 brenda 24 orëve të fundit.

Që nga fillimi i vaksinimit, 903 mijë e 801 qytetarë janë vaksinuar me dozën e parë, 824 mijë e 86 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, 104 mijë e 299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë dhe 988 qytetarë janë vaksinuar me dozën e katërt.

Në fund të qershorit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka aprovuar dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 edhe për grupmoshën 12-vjeçare e më lart, të cilët kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 së paku pesë muaj më parë.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, ngase ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19, dhe vaksinimi sipas MSH-së, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka aprovuar dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 edhe për grupmoshën 12-vjeçare e më lart, të cilët kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 së paku pesë muaj më parë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika