Një i vdekur dhe katër të lënduar nga aksidenti në Prugovc të Prishtinës

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Progofc të Prishtinës

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person ka ndërruar jetë, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesditën e së dielës në fshatin Prugovc të Prishtinës.

Këtë për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se pos një të vdekuri, katër persona kanë marrë lëndime trupore.

“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Prugovc, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, një prej tyre nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në Emergjencën e QKUK-së”, thuhet në njoftim.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika