Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të shtunën ka informuar se nga 2 mijë e 811 testime, 1 mijë e 84 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.
Të shtunën janë shëruar 406 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227 mijë e 509.
Ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 4 mijë e 902.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 293 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Që nga fillimi i vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë një milion e 832 mijë e 519 doza të vaksinës.
Deri më sot, 823 mijë e 974 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërsa, doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë 103 mijë e 863.