Një i vdekur e 15 të lënduar në një aksident të autobusit me turistë në Itali

Një i vdekur dhe 15 të plagosur nga aksidenti në të cilin është përfshirë një autobus me turistë sot në Badia al Pino afër qytetit italian Firenca.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që kanë mbërritur për ndihmë edhe helikopterë nga Arezzo dhe Bolonja.

Të gjithë pacientët u dërguan në spitalet e Arezzo, Siena dhe Valdarno, siç raportohet në rrjetin X nga kryetari i rajonit të Toskanës, Eugenio Giani, i cili është në kontakt me drejtorin e përgjithshëm të ASL Toscana Sud-Est, Antonio D’Urso duke koordinuar planin me emergjencat në Arezzo, raporton ANSA.

Tash për tash nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës dhe as gjendja e të lënduarve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika