Një i vdekur e 166 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të shtunën e 27 gushtit prej 798 testimeve, 166 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të shtunën ka informuar se nga 798 testime, 166 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.

Të shtunën janë shëruar 519 qytetarë.

Ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 1 mijë e 900 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 37 persona.

Që nga fillimi i vaksinimit, në Kosovë, janë dhënë një milion e 835 mijë e 492 doza të vaksinës.

Deri më sot, 824 mijë e 487 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërsa, doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë 104 mijë e 985.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika