Një shpërthim i fuqishëm në një biznes në Lushnjë i ka marrë jetën një personi dhe ka plagosur 4 të tjerë, raporton Euronews Albania.
Sipas këtij mediumi, në mes të lënduarve është edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela. Çela mësohet se i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe ndodhet në rrezik për jetën.
Po ashtu, bëhet e ditur se edhe të plagosurit e tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dyshohet se shpërthimi u shkaktua pasi një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë.