Një i vdekur e katër të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë – Ferizaj

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore nga aksidenti në rrugën Prishtinë - Ferizaj

Aksident trafiku, foto ilustrim

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore pas mesnatës të së premtes në një aksident në rrugën Prishtinë – Ferizaj.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete – një veturë e parkuar dhe dy të tjera që kanë qenë në lëvizje.

“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, tri automjete (një veturë e parkuar), ndërsa dy kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime  të rënda trupore kanë pësuar pesë persona, njëri nga të cilët nuk  ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka vdekur”, ka thënë Ahmeti.

Me rastin, po merren njësitë e trafikut.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika