Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur dhe një tjetër është duke u trajtuar në QKUK pas rrëshqitjes së dheut në Veternik të Prishtinës. Tutje Policia e Kosoves ka njoftuar se viktima është rreth 40 vjeqar.
“Sot rreth orës 13:00, është pranuar informacioni se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në një vendpunishte në rrugën “Gjilani” në lagjen Veterniku në Prishtinë. Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe mekanizmat e tjerë të nevojshëm po vijon punën për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”ka njoftuar Policia.
Punëtori tjetër, sipas shefit të ndërrimit në Emergjencën e QKUK-së, Avdush Bajgora, është jashtë rrezikut për jetën, por ka pësuar lëndime serioze.