Një i vdekur e tre të lënduar në një aksident në Pejë

Një person ka mbetur i vdekur, kurse tre të tjerë kanë mbetur të lënduar të hënën, në një aksident trafiku në fshatin Novosellë të Pejës

Ilustrim

Një person ka humbur jetën, ndërsa tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur të hënën e 26 dhjetorit, në fshatin Novosellë të Pejës.

Këtë për Portali Dukagjini, e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Policia e Kosovës është njoftuar për aksidentin në orën 07:45. Në fshatin Novosellë të Pejës, dy vetura janë përfshirë në aksident. Tre persona janë dërguar për trajtim në Prishtinë, ndërsa njëri është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes. Në aksident është i përfshirë edhe një zyrtar policor”, ka deklaruar Gashi.

Gashi tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Inspektorati Policor i Kosovës dhe se hetimet për rastin po vazhdojnë.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika