Një i vdekur e tre të lënduar nga një vetaksident në Deçan

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar të martën nga një vetaksident në në Lëbushë të Deçanit

Ilustrim

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në Lëbushë të Deçanit.

Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se tre të lënduarit janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Në orën 17:17 kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku të ndodhur në Lëbushë të Deçanit. Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në katër persona të lënduar të cilët ndodheshin në një kombi-bus. Të lënduarit menjëherë janë transportuar drejt Spitalit Rajonal në Pejë, ku më pas është konfirmuar se njëri nga ta ka vdekur ndërsa tre të tjerët sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika