Një i vdekur nga aksidenti në Pejë

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se vdekjen e njërit person e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa tjetri është dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor

Ilustrim

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në Qyshk të Pejës, të martën.

Lajmin për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se viktima është 17 vjeç, ndërsa pasagjeri 19 vjeç.

“Sot në orën 15:25 policia është informuar për një aksident në magjistralen Prishtinë–Pejë konkretisht në fshatin Qyshk. Me të arritur policia ka kuptuar se një motoçikletë e cila ka qenë duke lëvizur ka humbur kontrollin dhe e ka goditur një shtyllë elektrike të betonit. Në vend të ngjarjes vdekjen e motoçiklist e ka konstatuar mjeti kujdestar. Ndërsa pasagjeri është dërguar në emergjencë në spitalin rajonal për trajtim mjekësor”, ka thënë Gashi.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika