Një i vdekur nga COVID-19 dhe 962 të infektuar në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se një person ka humbur jetën shkak i infektimit me COVID-19, dhe janë shënuar 962 raste pozitive

Urgjenca mjekësore në Tiranë

Shqipëria sërish ka regjistruar shifra të larta të të infektuarve me COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit, ku janë shënuar 962 qytetarë pozitivë.

Në 24 orët e fundit një 84-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë, pasi nuk arriti ta fitonte betejën me sëmundjen, e virusit COVID-19.

Ndërkaq, numri i të infektuarve mbetet i lartë. Sipas, Ministrisë së Shëndetësisë, në Shqipëri janë 6 mijë e 189 qytetarë aktivë me COVID-19, në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID po marrin trajtim 33 pacientë.

Janë shëruar 416 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 277 mijë e 992 që nga fillimi i epidemisë.

Ilustrim

Që prej fillimit të coronavirusit në Shqipëri janë regjistruar 287 mijë e 694 të infektuar.

Ndërsa, 3 mijë e 513 persona nuk kanë mundur që të luftojnë dhe të mbijetojnë ndaj armikut të padukshëm.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin antiCovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve të shumta, përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Gjithashtu MSH apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika