Një person ka ndërruar jetë si shkak i goditjes me armë zjarri në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, të shtunën.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se nga rasti numërohen edhe dy të lënduar.
“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.
Aktualisht, hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.