Një i vdekur nga vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Ilustrim

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar, si pasojë e një vetaksidenti në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Vërmicë-Gjurgjicë.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se në aksident është përfshirë vetëm një veturë.

“Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vetaksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe të tjera kanë dalë në vendngjarje”, ka thënë Krasniqi.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika