Një i vdekur nga vetaksidenti në Doberdolan të Suharekës

Një vetaksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Doberdolan të Suharekës, në momentin që nisi të bie borë dhe kushtet në komunikacion u vështirësuan

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka mbetur i vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar në një vetaksident në fshatin Doberdolan të Suharekës të premten në mbrëmje.

Sipas njoftimit, shoferja ka shkaktuar vetaksident nga pakujdesia dhe pesë pasagjerë që ishin me të kishin pësuar lëndime trupore.

“Njëri nga pasagjeret është dërguar në QKUK ku më pas ka vdekur, ndërsa të lënduarit tjerë pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit janë liruar”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika