Një i vdekur pas shembjes së pjesshme të një hoteli në Gjermani

Një person ka vdekur dhe tetë të tjerë kanë mbetur të bllokuar, pasi një hotel u shemb pjesërisht gjatë natës në Gjermani, tha policia.

Sipas autoriteteve, edhe disa persona janë lënduar pas shembjes së hotelit afër lumit Mozel në Gjermani.

Trupi i pajetë është lokalizuar, por nuk ka mundur të nxirret nga rrënojat, tha policia përmes një deklarate, duke shtuar se autoritetet kanë arritur të kontaktojnë me disa prej personave që kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

“Për shkak të natyrës së dëmit, ky është një operacion jashtëzakonisht i vështirë”, u tha në deklaratë. Policia shtoi se në ndërtesën në qytetin Kroev, që u shemb pjesërisht, kanë mundur të hyjnë vetëm ekipet emergjente.

Hetuesit besojnë se 14 persona ishin në ndërtesë kur kati i sipërm u shemb rreth orës 23:00 të së martës, pesë nga të cilit kanë arritur të ikin pa lëndime.

Policia gjermane tha se 31 persona që jetonin në ndërtesat në afërsi, janë evakuuar për shkaqe sigurie.

Ende nuk dihet shkaku i shembjes së pjesshme të këtij hoteli.

Koev gjendet rreth 100 kilometra në perëndim të Frankfurtit./REL

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika