Një i vdekur pas shirave të dendur që kanë goditur Ishujt Kanarie dhe kontinentin spanjoll

Rreshjet e dendura të shiut në Ishujt Kanarie, parashikohen të zgjasin deri të martën e 27 shtatorit, rreshje këto të cilat sot lanë të vdekur një person





Të paktën një person ka vdekur pasi stuhia tropikale Hermine goditi Ishujt Kanarie dhe Spanjën kontinentale.

Një burrë 62-vjeçar u gjet i vdekur në rajonin juglindor të Murcias pasi një shi i papritur përmbyti shtëpinë e tij vonë të dielën, thanë autoritetet lokale për euronews.

Ishujt Kanarie kanë duruar tre ditë shira të dendur në shtatorin më të lagësht të regjistruar, sipas agjencisë spanjolle të motit AEMET.

Shkollat ​​në arkipelagun e Oqeanit Atlantik u mbyllën si masë paraprake, ndërsa aeroportet anuluan mbi 600 fluturime gjatë fundjavës.

Reshjet e dendura të shiut pritet të vazhdojnë deri të martën, ndonëse niveli më i lartë i alarmit nuk është hequr për Ishujt Kanarie. Deri në 400 shtëpi në arkipelag po vuanin ende ndërprerje të energjisë të hënën në mëngjes.

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika