Një i vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmet ruse në Kremençuk

Një person është vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur të premten si pasojë e një sulmi rus me raketë në qytetin qendror të Ukrainës, Kremençuk

Fotografi nga arkivi. Foto: AP

Një person është vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur të premten si pasojë e një sulmi rus me raketë në qytetin qendror të Ukrainës, Kremençuk, kanë njoftuar autoritetet.

“Pesëmbëdhjetë janë plagosur, në mesin e tyre një fëmijë”, ka thënë Dmytro Lunin, guvernatori i rajonit qendror, Poltava, i cili përfshin edhe Kremençukun.

“Një person është vrarë”, ka thënë ai.

Më herët gjatë ditës së premte, Lunin ka thënë se Rusia e sulmoi me raketa infrastrukturën civile në qytetin qendror ukrainas.

“Një raketë u rrëzua nga forcat e mbrojtjes ajrore. Të gjitha shërbimet relevante po punojnë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

Në fillim të kësaj jave, trupat ruse e goditën një rafineri nafte në Kremençuk.

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmygal, ka thënë të premten se Rusia e ka rinisur fushatën sistemike të sulmeve ajrore ndaj infrastrukturës së energjisë së Ukrainës, por ka shtuar se mbrojtja ajrore e Ukrainës është e përgatitur më mirë këtë vit sesa vitin e kaluar.

Gjatë vitit të kaluar, forcat ruse kryen sulme të vazhdueshme ndaj rrjetit të energjisë së Ukrainës, duke i lënë miliona njerëz pa rrymë, ngrohje dhe ujë për kohë të gjatë. /REL

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika