Një javë falas në Rodos për ata që humbën pushimet për shkak të zjarrit

“Rodosi sot është më mikpritës se kurrë, ishulli është kthyer në normalitet”, ka thënë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis

Greqia

Kyriakos Mitsotakis ka thënë se do të dëmshpërblehen ata të cilët humbën pushimet në Rodos për shkak të zjarreve.

Sipas mediave greke, thuhet se “qeveria greke, në bashkëpunim me autoritetet lokale, do të ofrojë një javë pushim falas në Rodos në pranverën ose vjeshtën e ardhshme” për të gjithë ata që e humbën atë për shkak të zjarreve.

Greqia është një vend i sigurt ishte mesazhi kryesor i kryeministrit, ndërsa sqaroi se turistët që dëshirojnë ta bëjnë këtë do të mund të kthehen në Rodos vitin e ardhshëm në pranverë për të shijuar ishullin dhe bukuritë e tij.

Ai theksoi se një operacion i madh për evakuimin e rreth 20 mijë njerëzve nga Rodosi, nga të cilët vetëm 15% u prekën nga zjarret, u krye në mënyrë shumë të sigurt.

Zjarre kemi pasur gjithmonë, si në Greqi ashtu edhe në Mesdhe, intensiteti i tyre është bërë më i madh për shkak të ndryshimeve klimatike, shpjegoi kryeministri.

Greqia ka si prioritet absolut përshtatjen dhe reagimin ndaj ndryshimeve klimatike dhe kalimin në forma të pastra të energjisë, por problemi nuk ka të bëjë vetëm me Mesdheun, ka thënë ai.

Në lidhje me imigracionin, ai vuri në dukje se qasja greke është e ashpër, por e drejtë, ajo ka arritur të reduktojë flukset drejt ishujve. Greqia kërkon rrugë legale për ardhjen e emigrantëve, por me kushtet e veta, jo me kushtet e trafikantëve, ka përfunduar kryeministri grek, Mitsotakis.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika