Një javë veshje me stil

Këtu mund të gjeni disa veshje të cilat mund t'i kombinoni gjatë një jave, për të kaluar një javë me shumë stil

Ilustrim

Një javë me veshje në modë do të thotë një atmosferë e ndryshme për çdo ditë të javës dhe ne nuk mund të jemi më të emocionuar për të luajtur me stilin tonë nga dita e hënë deri te dita e dielë.

Të hënën mund të visheni dicka nga Max & Moi, një fustan maxi me printime me kopsa, i cili mund të kombinohet lehtësisht me një xhaketë motorrike apo edhe një puffer, dhe me atlete apo çizme, duke e bërë atë kaq të gjithanshëm dhe të përshtatshëm në stilin e çdo fashionisteje.

Ilustrim

Xhaketa dyngjyrëshe është e preferuara për ditën e martë, këtë mund ta bëni me xhaketën me lëkurë artificiale luksoze nga brendi Nocturne Australia, dhe këte xhaketë mund ta kombinoni me disa atlete të thjeshta me ngjyrë të zezë, gjithashtu dhe pantollonat të jenë ngjyrë të mbyllët.

Ilustrim

Dita e mërkurë kalohet me një palë çizme DuoBoot, dhe për shkak se çizmet e markës janë të dizajnuara për t’iu përshtatur të gjitha madhësive të pantollonave, ato janë zgjidhja më e mirë për rehati, veçanërisht për zonjat që kanë vështirësi të përshtaten me çizme nga etiketa të tjera.

Ilustrim

E enjta po na kthen te dashuria për pantollonat me ‘trigera’ Monki, ku mund t’i kombinoni me një xhaketë te hollë ngjyrë të zezë, ky kombinim është një ‘fit casual’.

Ilustrim

Të premten e zakonshme me një palë atlete nga K-Swiss me ngjyrë portokalli fluoro dhe rozë dhe të bardhen që dominon, këto atlete mund t’i kombinoni gati me çdo gjë.

Ilustrim

E shtuna ka të bëjë me modën e qëndrueshme, këtë mund ta bëni me një këmishë me xhepa me mëngë të gjata nga Selfe Studios. E bërë me 100% pambuk, këmisha është një element themelor i veshjeve elegante me mëngë të gjata, dhe një përshtatje të relaksuar dhe gati për t’ju prezantuar fundjavën me stil.

Ilustrim

The Upside është më e mira e së dielës në rehati dhe kush mund t’i rezistojë përqafimit me xhaketën e madhe të labelit australian me prerje të bukur. Kjo veshje i shkon së dielës, e cila duhet të jetë më e relaksuar, si nga puna, ashtu edhe nga ndonjë veshje ekstravagante.

Ilustrim

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika