Një këmbësor ka marrë lëndime të rënda pas goditjes nga vetura në Fushë Kosovë të premten.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me automjetin e tij ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, ku si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e PK-së.