Një kompani kosovare i ngrit çmimet për shkak të ndërprerjeve të rrymës

Një kompani ushqimore nga Kosova ka njoftuar se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike janë detyruar t’i rrisin çmimet

Ilustrim

Një kompani ushqimore nga Kosova, ka njoftuar se i kanë rritur çmimet e produkteve për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike.

“Me keqardhje na duhet të ju njoftojmë që për shkak të ndërprerjeve të shpeshta e të gjata të energjisë elektrike, jemi të detyruar t’i ngrisim çmimet e produkteve!”, thuhet në njoftimin e kompanisë në fjalë.

Ndërkaq, Zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), Viktor Buzhala, ka njoftuar se edhe të martën e 16 gushtit do të vazhdojë kufizimi i energjisë elektrike.

Ministria e Ekonomisë u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të marrin masa kursimi dhe të jenë sa më të kujdesshëm në përdorimin e energjisë elektrike.

Po ashtu, kanë njoftuar se institucionet do të vazhdojnë të bëjnë përpjekjet maksimale për të ruajtur furnizimin e rregullt me energji elektrike gjatë ditëve në vijim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika