Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, ka njoftuar se një kontigjent i Shqipërisë i është bashkuar misionit të KFOR-it në Kosovë.
Ministri Peleshi ka thënë se pjesëmarrja në këtë mision të NATO-s është një tregues i qartë i vendosmërisë së Shqipërisë për të ndihmuar dhe mbrojtur paqen në rajon.
Ai ka shtuar se duke njohur rëndësinë e madhe të KFOR-it për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, “Forcat tona të Armatosura janë gati të shërbejnë përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë duke konfirmuar rolin tonë si eksportues të paqes dhe sigurisë globale”.
“Një tjetër kontigjent, i bashkohet misionit të KFOR, në Kosovë, duke e shtuar edhe më shumë kontributin e Shqipërisë në Aleancë. Pjesëmarrja jonë në këtë mision të NATO-s, është një tregues i qartë i vendosmërisë së Shqipërisë për të ndihmuar dhe mbrojtur paqen në rajon. Duke njohur rëndësinë e madhe të KFOR, për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, Forcat tona të Armatosura janë gati të shërbejnë përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë duke konfirmuar rolin tonë si eksportues të paqes dhe sigurisë globale”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.