Një metër borë në Brezovicë, rekomandohet që të mos vizitohet në këto kushte

Gjendja në Brezovicë është e keqe për shkak të reshjeve të shumta të borës, ku edhe janë bërë disa rekomandime që të shmanget vizita në këtë qendër skijimi.

Sipas “Brezovica.info”,  bora ka arritur deri në një metër, duke bllokuar kështu parkingun, ndërsa vetëm një korsi e rrugës mbetet e hapur.

“Pas reshjeve të mëdha të borës në Qendrën e Skijimit në Brezovicë është shumë keq, ka 1 metër borë, vetëm një korsi e rrugës është pastruar, parkingu është i bllokuar. Rekomandim që komuniteti i skijimit të mos vjen sot në Brezovicë”, bëhet e ditur në njoftim.

Në pamjet që janë publikuar shihet se disa vetura kanë mbetur të bllokuara.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika