Një muaj nga sulmi terrorist në Banjskë, Sveçla: Serbia rikonfirmoi që ambiciet për territorin tonë nuk i ka harruar

Është bërë një muaj nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, nga i cili mbet i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku. Për këtë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se "Me këtë sulm, Serbia rikonfirmoi që ambiciet e saj për territorin tonë as nuk i ka zbehur as nuk i ka harruar që nga koha e kasapit të Ballkanit Millosheviq"

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Sot është bërë një muaj nga sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, nga i cili mbet i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Lidhur me këtë, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka thënë se më këtë sulm, Serbia ka rikonfirmuar që ambiciet e saj për Kosovën as nuk i ka zbehur e as nuk i ka harruar.

“Me këtë sulm, Serbia rikonfirmoi që ambiciet e saj për territorin tonë as nuk i ka zbehur as nuk i ka harruar që nga koha e kasapit të Ballkanit Millosheviq”, ka thënë Sveçla.

Ai ka thënë se Radojçiq, lideri i grupit terrorist, edhe pasi ka pranuar pjesëmarrjen dhe udhëheqjen e sulmit pas publikimit të dëshmive, është liruar menjëherë nga autoritetet e Serbisë.

“Për më keq, Serbia shpalli tre ditë zie për tre terroristët që u neutralizuan nga zyrtarët tanë policor gjatë ballafaqimit të armatosur. Këto fakte dhe jo vetëm, dëshmojnë fuqishëm që Serbia sponsorizon me të gjitha kapacitetet e saj terrorizmin në rajon”, ka shkruar Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme ka thënë tutje se pa sanksionimin e Serbisë dhe ndëshkimin e 24 shtatorit e ardhmja nuk është e përcaktuar qartë për paqe dhe demokraci në rajon.

Sveçla është shprehur se heroi Afrim Bunjaku me rënien e tij ka mbrojtur Kosovën dhe qytetarët e saj, kështu duke shpërfaqur edhe kriminalitetin e terrorizmin e sponsorizuar nga Serbia “që e kemi thënë prej kohësh”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika