Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.SH., i cili është i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje të marrjes së ryshfetit në ndihmë.
Në njoftimin e Gjykatës thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale në bashkëkryerje të marrjes së ryshfetit në ndihmë.
Ky dyshim mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkëngjitura deri në këtë fazë.
“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit A.SH., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Me këtë rast, palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.