Departamenti Special pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka vendosur caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit S.T., i cili dyshohet se kreu krime lufte kundër popullatës civile.
Me kërkesë të Prokurorisë së Shtetit, gjyqtari e ka aprovuar kërkesën dhe i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muajsh.
Kjo masë të dyshuarit i është caktuar në bazë të nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPPRK-së.
S.T. dyshohet se ka kryer veprat penale, Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142, lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së të paraparë edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, Krime lufte me shkelje të rëndë të konventave të Gjenevës neni 144 të KPRK-së, Krime lufte në shkelje të rëndë të nenin 3 të përbashkët për katër konventat e Gjenervës nga neni 145 dhe 146 të KPRK-së dhe Organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës neni 154.
Ndryshe, Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, më 16 dhjetor, ka ndaluar këtë person për veprën penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”.
Prokuroria Speciale kërkesë për paraburgim ndaj të dyshuarit për krime lufte
Policia e Kosovës demanton përsëri mediat serbe: Po tentojnë të destabilizojnë edhe më tej situatën