Një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari për shitblerje të narkotikëve

Fotografi ilustruese

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit E.LL. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 07 tetor 2024 dhe do të zgjasë deri më 06 nëntor 2024.”

“Sipas kërkesës, “Më datën 07.10.2024 rreth orës 15:00 në Gjakovë rr. “Ç.”, nga bastisja dhe kontrolli brenda në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një (1) qese plastike me substancë narkotike në formë bari në peshë prej 0.9 gr, njëzet e shtatë (27) qese plastike me substancë narkotike në formë bari në peshë prej 34 gram, shtatëdhjetë (70) qese plastike me substancë narkotike në formë bari në peshë prej 100 gram, një (1) qese plastike me substancë narkotike në peshë prej 534 gram të gjitha të dyshuara për narkotik të llojit marihuanë, në peshë të përgjithshme prej 668.9 gram, si dhe të holla në vlerë prej 500 euro, një telefon dhe një peshore digjitale, të gjitha të sekuestruar në vendin e ngjarjes, respektivisht në shtëpinë e të pandehurit nga hetuesit policor,” thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika