Një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari për sulmin në Ibër-Lepenc

Për shpërthimin në Ibër-Lepenc, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për njërin nga të dyshuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji, në çështjen penale kundër të pandehurit D.V. për vepër penale.

I pandehuri D.V. dyshohet se ka kryer vepër penale “rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve Publike nga neni 122, lidhur me veprën penale kryerja e veprës terroriste dhe veprën penale mbajtja në pronësi kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Përmes një njoftimi për medie, Gjykata Themelore në Prishtinë bën të ditur se gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës të datës 01.12.2024, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.V, ashtu që të njëjtit i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.

“Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse i pandehuri D.V lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij, duke pasur parasysh rrethanat dhe mënyrën se si janë kryer veprat penale, i njëjti mund të arratiset për t’i ikur përgjegjësisë penale, po ashtu nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti mund të asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprave penale ose do të pengon rrjedhën normale të hetimeve,  mund të ndikojë në dëshmitarë, mund të përsërisë veprat e njëjta penale ose do të kryej sërish vepra penale, në rrethana të njëjta ose më të rënda”, thuhet në njoftim.

Ndryshe kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika