Një muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për vrasjen në Volljak të Klinës

Gjykata e Pejës e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë së Pejës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë të dyshuarve për vrasjen në Klinë

Gjykata e Pejës e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë së Pejës, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë të dyshuarve, për vrasjen që kishte ndodhur në mbrëmjen e 28 prillit në Klinë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar njëri nga mbrojtësit e të dyshuarve, avokat Gëzim Kollqaku.

Kollqaku ka shtuar se Gjykata ndaj pesë të dyshuarve, ka caktuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Të enjten mbrëma, Klina është tronditur nga një vrasje që ndodhi, saktësisht, në fshatin Volljak.

Atje, mbeti i vrarë një 23-vjeçar dhe u plagosën dy vëllezërit e tij, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Rastin për RTV Dukagjinin e kishte konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës, i cili kishte shtuar se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

Gashi ka thënë se personat e plagosur, fillimisht, janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, e më pastaj në Spitalin e Pejës, dhe se nga plagët e marra, njëri nga të plagosurit ka vdekur.

“Rreth orës 20:43, Policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatuar se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në QMF në Klinë, pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, ka deklaruar Gashi.

Prokuroria Themelore në Pejë jep detaje për vrasjen në Klinë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika