Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e 12 vjeçares në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj, e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit për dhunimin e 12 vjeçares

Gjykata Themelore në Ferizaj





Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.S, i dyshuar për dhunimin e 12 vjeçares.

Të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

“Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.S. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

Tutje thuhet se pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Habib Zeqiri, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri me datë 20 nëntor 2022, në kohë të pacaktuar, në një fshat në Komunën e Ferizajt, përkatësisht në shtëpinë e tij, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur, e cila është nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjeçare, me ç`rast ka kryer akt seksual me të dëmtuarën.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”.

Ndryshe, vendi ku dyshohet se ka ndodhur dhunimi i 12-vjeçares nga Ferizaji mësohet të jetë shtëpia e te dyshuarit i cili është 19 vjeç.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, për RTV Dukagjinin, ka thënë se viktima ka shkuar me vullnet në shtëpinë e të dyshuarit.

Ndryshe, për rastin ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Ferizaj 21.11.2022 – 01:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e moshës 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dinte për vendndodhjen e saj. Njësitë policore kanë arrite të gjejnë viktimën”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari u bë e ditur se është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti i 12-vjeçares në Ferizaj, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e të dyshuarit





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika