Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e axhës në Malishevë

I njëjti dyshohet se me datën 28 prill 2023, në fshatin Kijevë të Malishevës, në oborrin e shtëpisë së tij, pas një mosmarrëveshjeje me axhën e tij, tani të ndjerin S.B., e privon nga jeta duke e goditur me pistoletë disa herë, më pas e njofton policinë për vrasjen

Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit me inicialet B.B., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë dhe mbajtjes pa autorizim të armës.

Kështu është bërë e ditur në një komunikatë për media, ku thuhet se i njëjti dyshohet me datën 28 prill 2023, në fshatin Kijevë të Malishevës, në oborrin e shtëpisë së të tij, pas një mosmarrëveshjeje me axhën e tij, tani të ndjerin S.B., e privon nga jeta duke e goditur me pistoletë disa herë, më pas e njofton policinë për vrasjen.

“Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit B. B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë dhe mbajtjes pa autorizim të armës. Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer dy vepra penale, ‘Vrasja e rëndë’ dhe veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, gjyqtari i procedurës paraprake, Ilir Rashkaj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë.

“I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 28 prill 2023 dhe do të zgjasë deri më 27 maj 2023”, thuhet tutje.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika