Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen në Klinë

Një muaj paraburgim i është caktuar Tush Frrokajt, i akuzuar për vrasjen e Anton Prelës në Klinë

Foto marrë nga Telegrafi

Një muaj paraburgim i është caktuar Tush Frrokut, i dyshuar për vrasjen e Anton Prelës në një lokal në Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, Tringa Zhuti, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Frroku dyshohet se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” ,”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Shtrëngimi” dhe “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”.

Tush Frroku dyshohet që me datën shtatë gusht të këtij viti e ka privuar nga jeta vëllain e gruas së tij, Anton Prelën.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në qendër të Klinës, ku i dyshuari kishte hyrë dhe kishte gjuajtur disa herë në drejtim të viktimës, duke e lënë të vdekur.

Pas vrasjes, Frrokaj ishte në arrati deri në ditën e djeshme ku edhe u vetëdorëzua në Polici.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika