Një muaj paraburgim për dy mjekët e arrestuar në Gjilan për marrje ryshfeti

Gjykata Themelore në Gjilan ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e paraburgimit prej 1 muajsh, për dy mjekë të arrestuar ditë më parë në këtë komunë për pranim të ryshfetit

Fotografi ilustruese

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra, ka bërë të ditur se është marrë vendim që dy mjekëve të arrestuar ditë më parë në këtë komunë, për marrje ryshfeti, t’u caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.

Për Portalin Dukagjini, Shkodra ka thënë se më 1 maj gjyqtari i procedurës paraprake ka zhvilluar seancën ndaj dy të pandehurve H.B. dhe L.M., të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale në bashkëpunim, marrje ryshfeti.

Sipas tij, Gjykata ka miratuar kërkesën e Prokurorisë, duke i caktuar të pandehurve masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, e cila do të llogaritet nga dita e paraburgimit më 29 prill deri në datën e përfundimit më 28 maj.

Po ashtu, Shkodra ka thënë se kundër këtij aktvendimi mund të paraqitet ankesë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, në afat prej 24 orëve, pas pranimit të aktvendimit. Dhe sipas tij, ankesa e paraqitur nuk e ndal ekzekutimin e këtij aktvendimi.

Të dielën, më 30 prill, ishte bërë e ditur se një anesteziolog dhe një kirurg janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Gjilanit si të dyshuar për marrje ryshfeti.

Në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, thuhet se anesteziologu dyshohet se ka kërkuar ryshfet në shumën prej 100 euro për të kryer një ndërhyrje.

Ndërkaq, kirurgu dyshohet se ka marrë 330 euro ryshfet dhe ka kërkuar 200 euro shtesë lidhur me këtë ndërhyrje mjekësore.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës dy të arrestuarit fillimisht ishin dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika